„Udhëzuesi për ushtrimin e të drejtës për përkthyes gjyqësor – përkthyes”

0

Udhëzuesi për ushtrimin e të drejtës për përkthyes gjyqësor – përkthyes është për palët (paditësin dhe të paditurin) dhe pjesëmarrësit e tjerë në procesin kontestimor në mënyrë që t’u mundësohet të gjithëve që të marrin pjesë aktivisht në procesin gjyqësor.

Fondi Multidonator i Mirëbesimit për përkrajen e sektorit të gjyqësorit në Serbi, gjatë hartimit të analizës Funksionale të gjyqësorit në Serbi nga viti 2014, vuri në dukje, ndër të tjera, qasjen e pamjaftueshme në informacione mbi ofruesit e shërbimeve të përkthimeve, përkatësisht përkthyesve gjyqësor, si dhe nevojën që çmimi i këtij shërbimi të jetë i arsyeshëm për qasje efektive në drejtësi, përkatësisht gjyqësi.

Udhëzuesi për ushtrimin e të drejtës për përkthyes gjyqësor (përkthyes) duhet të shërbejë për të rritur ndërgjegjësimin për rolin dhe të drejtën për një përkthyes gjyqësor, duke siguruar një mënyrë të lehtë për të treguar informacionet bazë për përkthyesit e gjykatave, mënyrën e angazhimit të tyre si dhe shpenzimet që ka pala ose pjesëmarrësi tjetër nëse përdor këtë të drejtë. Në këtë mënyrë, pala dhe pjesëmarrësit e tjerë në procesin kontestimor mund të udhëzohen në mënyrën e ushtrimit të kësaj të drejte.

Qëllimi kryesor i Udhëzuesit është t’u sigurojë qasje në drejtësi edhe atyre personave që nuk e përdorin gjuhën serbe, përkatësisht gjuhën e pakicës kombëtare në gjykatat ku kjo gjuhë është në përdorim zyrtar, si dhe personave të shurdhër, memec dhe të verbër, duke u dhënë udhëzime se si të shfrytëzojnë të drejtën për përkthyes gjyqësor në procedurën kontestimore.

Udhëzuesi për ushtrimin e të drejtës për përkthyes gjyqësor – përkthyes është përgatitur nga Komiteti i juristëve për të drejtat e njeriut – YUCOM, me udhëzime nga zonja Xhorxhe Harley (eksperte për reformën e gjyqësorit), zotëri Sërgjan Svirçev (ekspert për sektorin publik) dhe zonjës Marina Matiq Boshkoviq (këshilltare për reformën e gjyqësorit).

Download

Share.

Ostavite odgovor